Nuk kanë të sosur çudirat e Kim Jong-Un, koreano-veriorët në vend të Krishtit të adhurojnë gjyshen e tij

Nuk kanë të sosur çudirat e Kim Jong-Un, koreano-veriorët në vend të Krishtit të adhurojnë gjyshen e tij

Nuk kanë të ndalur çmenduritë e diktatorit të Koresë së Veriut. Lideri komunistë Kim Jong-Un, pas shumë ndalimeve që bën qytetarëve të tij, kësaj ka vendosur të ndalojë edhe festimin e Krishtlindjeve në vendin e tij.

Kim Jong-un ka urdhëruar koreano-veriorët që në vend të Jezu Krishtit të adhurojnë gjyshen e tij Kim Jong Suk, e cila ka lindur në prag të Krishtlindjeve në vitin 1919, shkruan “New York Post” .

Ajo ishte gruaja e diktatorit të parë të Koresë së Veriut, Kim Il Sung, dhe nëna e ish-udhëheqësit Kim Jong Il-it, ndërsa vdiq në rrethana misterioze në vitin 1949.

Shumë njerëz e quajnë “Nëna e shenjtë e Revolucionit” dhe kryejnë homazhe pranë varrit të saj.

Diktatori është aq i fiksuar për të ndalur festimin e Krishtlindjeve sa ndalon qytetarët të vendosin edhe Pemën e Krishtlindjeve.

Historia nisi në vitin 2014-të kur mori vesh se Koreja e Jugut planifikonte të ngrinte një pemë të madhe Krishtlindjesh përgjatë kufirit, çka nuk e bëri kurrë, pasi Kim Jong Un kërcënoi se do të niste luftën me ta.

Përkundër kësaj, pemët e Krishtlindjeve mund t’i gjesh në dyqanet apo restorantet luksoze të Phenianit, por të zhveshura nga zbukurimet me simbole fetare.

Pheniani, njihet si qyteti me më shumë të krishterë në Korenë e Veriut, por gjithçka ndryshoi në fillim të viteve ’50, kur autoritetet ndaluan fenë e krishterë në vend.

Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, rreth 70,000 të krishterë besohet të jenë burgosur në kampe përqendrimi vetëm për shkak të besimit të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy