Gjendet vera më e vjetër në botë në Carmona të Spanjës, në gjendje ende e lëngshme pas më shumë se 2000 vjetësh.
Vera ishte brenda një ene, së bashku me një unazë ari dhe mbetjet u gjetën të varrosura në nekropolin e qytetit me pesë anëtarë të tjerë të familjes, duke përfshirë dy gra dhe tre burra.
Gjetja e rrallë u publikua në revistën shkencore “Journal of Archaeological Science: Reports” nga studiues nga Universiteti i Kordobës.

“Në fillim u befasuam shumë që lëngu ishte ruajtur në një enë balte,” shpjegoi Juan Manuel Roman, arkeolog nga qyteti i Carmona.
Për të konstatuar se lëngu i kuqërremtë ishte vërtet verë, dhe jo rezultat i derdhjeve apo proceseve të kondensimit, studiuesit kryen një sërë analizash kimike për të përcaktuar pehashin e tij, praninë e lëndës organike, kripërave minerale dhe substancave që rrjedhin nga mbetjet e të ndjerit ose nga vetë ena e baltës.
Rezultatet treguan se lëngu është verë, e cila përmban shtatë polifenole të veçanta që janë gjithashtu të pranishme në verërat moderne nga Andaluzia.



