
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) pritet të përfshihet në administrimin e provimeve të shtetit dhe maturës, një zhvillim që ka ngjallur debate në opinionin publik, ndërsa është shoqëruar me ndryshime ligjore në sektorin e arsimit.
Ish-ministri i Arsimit, Taulant Muka, në një prononcim për “MCN Live”, e ka cilësuar këtë vendim si absurd, duke thënë se po i jepet një lloj “vetoje” një organizate të huaj që, sipas tij, nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me sistemin arsimor shqiptar.
Përfshirja e AADF në këtë proces përbën një precedent problematik, pasi një organizatë private po fiton rol vendimmarrës në një sektor publik si arsimi.
Ndryshimet lidhen me një projektligj të ri për reformimin e strukturave arsimore, ku parashikohet shkrirja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe krijimi i Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore (AKSHA), një strukturë që formalisht është shtetërore, por në praktikë ndikohet nga AADF.
Muka, ngre shqetësimin për mungesë transparence dhe dokumentacioni publik mbi marrëveshjet e realizuara.
Është e papranueshme që një organizatë pa ekspertizë të drejtpërdrejtë në arsim të ketë rol vendimtar në këtë sektor.
Kjo e cilëson situatën si problematike për vendimmarrjen publike.
Mungesa e transparencës mbi kontratat dhe marrëveshjet e lidhura e bën edhe më të paqartë rolin real të kësaj organizate në sistemin arsimor shqiptar.



