
Komisioni Rregullator në KQZ ka shpallur këtë të enjte rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit.
Me tre vota pro dhe dy kundër, u miratua projektvendimi që shënon mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor dhe çel rrugën për konstituimin e Kuvendit të ri.
Nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste mori 83 mandate, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 50 mandate.
Partia Socialdemokrate tre deputetë, Mundësia dy, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat.
Pavarësisht se Komisioni vendosi për certifikimin zyrtar të zgjedhjeve, në seancë nuk munguan kundërshtitë e opozitës, që i konsideron zgjedhjet si të vjedhura.



