Shkollat në Greqi të mbyllura deri më 6 janar, vaksinimi nis muajin tjetër (VIDEO)

Shkollat në Greqi të mbyllura deri më 6 janar, vaksinimi nis muajin tjetër (VIDEO)

Shkollat në Greqi do të vijojnë të jenë të mbyllura deri në datën 6 janar, që është edhe festa e Ujit të Bekuar, raporton gazeta ‘Kathimerini’. Vendimi pritet të bëhet zyrtar këtë të hënë nga zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas.

Shkollat ishin në program të hapeshin të hënën, kur edhe të ndërpritet karantina e dytë.

Gjithsesi, vendimi u shty për shkak të përqindjes në rritje të rasteve të reja me koronavirus gjatë javëve të fundit.

Karantina aktuale do të ndërpritet më 14 dhjetor në varësi edhe të shifrave që do të raportohen në ditët në vijim.

Sakaq, gjatë një takimi online të kabinetit qeverisës këtë të hënë në mëngjes, kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis, u shpreh se programi për vaksinimin e të gjithë popullatës do të nisë në fillim të muajit tjetër në rast se çdo gjë shkon sipas planit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy