Pas morri ok nga presidenti, Parlamenti italian ka miratuar me shumicë votash kabinetin e ri qeveritar të drejtuar nga Paolo Gentiloni.
Me 368 vota u zgjodhë qeveria e re Romës, ndërsa 105 votuan kundër qeverisë Gentiloni.
Në 20 minuta diskutime në parlament nuk pati asnjë debat dhe asnjë akuzë apo polemikë. Ish-kryeministri Matteo Renzi, Pepe Grillo dhe Silvio Berluskoni nuk ishin të pranishëm në sallë.
Ndërsa Lëvizja e Pesë Yjeve dhe Liga e Veriut nuk morën pjesë fare në mbledhje.
Qeveria e re e Gentilonit erdhi pasi dorëheqjes së Matteor Renzit pas humbjes së referendumit për ndryshimet kushtetuese.
Me gjithë përpjekjet e presidentit Matarela që Renzi të vazhdonte për për të shmangur një kriz politike në Itali, kjo gjë nuk u pranua dhe pas kalimit të buxhetit 2017 ai u largua nga posti i kryeministrit ashtu siç kishte premtuar edhe para referendumit.



