Sulmi në urën e Krimesë, Putin: Ushtria po përgatitet për të dhënë përgjigje

Sulmi në urën e Krimesë, Putin: Ushtria po përgatitet për të dhënë përgjigje

Vladimir Putin ka thënë se ministria e tij e mbrojtjes po përgatit propozime për një përgjigje ndaj sulmit që dëmtoi urën rrugore që lidh Krimenë me Rusinë jugore, për të cilën ai fajësoi Ukrainën. Në fund të një takimi televiziv me zyrtarë kombëtarë dhe rajonalë për të vlerësuar pasojat e shpërthimit, presidenti rus e quajti atë një akt mizor dhe të pakuptimtë duke e etiketuar atë një sulm “terrorist”, sepse, sipas tij, ura nuk ishte përdorur për muaj për të furnizuar forcat ruse që luftojnë në Ukrainë. “Do të ketë një përgjigje nga Rusia ndaj sulmit terrorist në urën e Krimesë. Ministria e Mbrojtjes po përgatit propozimet përkatëse. Ajo që ndodhi ishte një tjetër sulm terrorist nga regjimi i Kievit, i cili nuk kishte logjikë nga pikëpamja ushtarake.” Ukraina nuk e ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë, por mediat në vend thanë se shërbimet ukrainase të sigurisë kishin vendosur drone detare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy