Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" ka dalë në një deklaratë për mediat pas humbjes në zgjedhjet e mbajtura ditën e diel. Këlliçi shprehet se rezultati i 14 majit nuk pasqyron realitetin dhe nuk është shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve.
Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit nuk është pasqyron realitetin dhe për fat të keq nuk është shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve. Ky rezultat është i ndikuar nga një makineri shantazhi dhe dhune ndaj administratës publike, biznesit dhe qytetarëve. Asetet publike janë shfrytëzuar në maksimum për të prodhuar këtë rezultat. Po punojmë për të faktuar çdo shkelje që është kryer. Rezultati nuk i përgjigjet asaj që njerëzit mendojnë për kryebashkiakun aktual.



