Një aksident automobilistik në Fier ka lënë të plagosur një 27-vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Patosit", rreth orës 15:20, ku makina e cila drejtohej nga 27-vjeçari me iniciale O.S. ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit ku ndohet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Informacioni paraprak
Sot rreth orës 15:20, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Patosit”, shtetasi O. S., 27 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spitalin rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.



