Murgesha shqiptare përkujton viktimat e tërmetit të Ascoli-t: Tani duhet të shohim përpara

Murgesha shqiptare përkujton viktimat e tërmetit të Ascoli-t: Tani duhet të shohim përpara

Një vit pas tërmetit të Amatriçes në Itali, murgesha shqiptare Mariana rikthehet për të kujtuar motrat që humbën jetën nën rrënoja. Ajo është lutur për 239 viktimat e tërmetit shkatërrues që goditi kryesisht zonën e Ascolit.

“Hera e fundit që isha këtu ka qenë e premtja e shenjtë. Kam arritur ta kaloj paksa dhimbjen e asaj dite por në fund të fundit tërmeti është pranë pjesë e ditëve tona”, ka thënë ajo.

Motër Mariana ëshët shqiptare, edhe pse thotë se “Italia është shtëpia ime”. Ajo po studion për t’u bërë mësuese e fillores sepse siç thotë vetë, i adhuron fëmijët dhe do t’i ndihmojë që të kenë një të ardhme të mirë.

“Në Amatriçe kam parë mrekullinë e solidaritetit nga çdo cep. Tani është koha të shohim përpara e të punojmë për të ardhmen”, thotë ajo.

Murgesha shqiptare u bë fytyrë e njohur në të gjithë botën pasi një foto e saj ku shfaqej e përgjakur dhe më celularin në dorë u kthye në simbolin e fatkeqësisë natyrore të një viti më parë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy