Vrasja e 20-vjeçarit, Bregu: Histori e keqtrajtimit të të rinjve në Shqipëri! S’ka shtet sa i përket rendit (VIDEO)

Vrasja e 20-vjeçarit, Bregu: Histori e keqtrajtimit të të rinjve në Shqipëri! S’ka shtet sa i përket rendit (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se vrasja e 20-vjeçarit Stiven Toshkezi mesnatën e djeshme është një histori e keqtrajtimit të të rinjve në Shqipëri.

Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Bregu tha se kjo ngjarje nuk ka motiv dhe se është një alarm për rininë e cilat ndodhet brenda një qerthulli me probleme.  

Sipas Bregut, kush mendon se ka shtet sa i përket rendit po sheh ende ‘histori me dinozaurë’.

Për mua kjo është ngjarje e rëndë, të tjerat janë rutinë, kjo është tronditëse. Kjo është tragjedi që po përsëritet shpesh në Shqipëri.

Është një alarm për rininë, për një guxim të tepruar për të shkuar në një dhunë të përgjakshme. Kjo nuk ka motiv, presim trafikantët të përplasen më njëri-tjetrin. Kemi histori të dhimbshme. Një njeri mbaroi punën, ka një të dashur që ia ngacmojnë dhe kërkon ta mbrojë. Kjo është histori e keqtrajtimit të të rinjve në Shqipëri, nga familja dhe nga shteti. Autoriteti kryesor është familja e pas shteti në konceptin si duhen edukuar të rinjtë. Histori të tilla po shpeshtohen.

E kemi rininë në një qerthull me probleme. Ia lënë ‘Tiktok’-ut, vajzës, por jo është guximi i tyre. Këtë e ushqen mosarsimimi, arsimi i pakët, autoriteti i dobët në familje. Çdo njeri që dëgjon tani mund të kujtojë pafund njerëz që pinë hashash poshtë pallatit. Kush e lajmëron policinë? E marrim drogën si gjë normale, droga të çon aty. Pjesa më e madhe e krimeve janë kryer në efektin e drogës.

Tani po i bëhen analizat të rinjve. Ai nuk ka probleme penale se ishte 18-vjeç, dhe ka tendenca të tilla që arsimi nuk i frenon dot, familja jo, duhet të bëjë diçka shteti, por nuk ia ndjen fare.

Nuk do doja t’i bëja moral familjeve, ne jemi prindër, nëse kërkojnë para do ia japim. Askush nuk do që djali të shkojë të blejë drogë apo të vrasë dikë. Ata që kanë dhimbjen dhe nuk mund të kenë jetë normale janë prindërit e djalit të humbur. Para 10 vjetësh një çifti bashkëshortësh i vranë djalin për një karikues, këta prindër janë të tronditur.

Kush kujton se ka shtet sa i përket rendit po sheh ende histori me dinozaurë. Nuk bëhet asgjë. Shteti nuk ka vëmendje, nëse do kishte nuk do ia jepte të rinjve një Ministri. Ja Bora është, 4 herë ka folur, 4 herë ka folur gabim. Një shoqëri kur ministrja bën gafa dhe për dy fjali që ia ka dhënë për të lexuar çfarë mund të presësh.

Duke komentuar dhe tritolin e vendosur në shtëpinë e babait të Leonard Dukës, Bregu tha se kjo ishte një sinjal 'jeni ende në ndjekje'.

Gazetari tha më tej se kush mendon se Ervis Martinaj është gjallë, do të thotë që nuk e ka njohur kurrë.

Nuk është ngjarje që pritej. Prej kohësh janë larguar nga banesa. Është sinjal ende jeni në ndjekje. Por në ndjekje të kujt? Është sinjal që nuk të harrojmë. Ngjarja e vërtetë kriminale ishte ajo që ndodhi në “Don Bosko”. Këto dy grupe janë interesante në përplaset e tyre. Këta nuk u përplasen për histori droge, por për histori se të atin e dy djemve e keqtrajtuan në rrugë. Njeriu që e keqtrajtoi, Santiagon e ekzekutuan, ashtu siç kishin dërguar dhe fjalë. Më pas një vrasje në ‘Unazën e re’, një hakmarrje në Laç. Mes një rivaliteti të vëllezërve Duka dhe një rivaliteti të Martinaj, grupi i Martinajt prej kohësh kishte hapur konflikte të tjera. Është provuar dhe nga ana ligjore dhe janë dënuar me burgim ata që morën pjesë në vrasjen e Malkos. Kjo ishte goditja më e madhe që SPAK mund t’i  ketë dhënë krimit të organizuar.

Kush mendon se Ervis Martinaj është gjallë nuk e ka njohur kurrë. Ervis Martinaj ishte frika dhe tmerri jo vetëm i bandave rivale, po  i shtetit dhe prokurorisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy