Zekja: Kemi emergjencë të jashtëzakonshme për punëtorë, shteti të mos ndërhyjë te privati për pagat

Zekja: Kemi emergjencë të jashtëzakonshme për punëtorë, shteti të mos ndërhyjë te privati për pagat

Koordinatori i “Pro Export Albania” Florian Zekja foli në “MCN Economy” mbi pagat dhe rritjen ekonomike. Zekja u shpreh kundër ndërhyrjes së shtetit në pagat e biznesit privat, duke theksuar se ka pasur rritje në dy vitet e fundit. Zekja vuri në dukje se Shqipëria ka emergjencë të jashtëzakonshme për punëtorë, ndërsa tregoi se disa nga eksperimentet me punëtorë të huaj kanë dështuar.

Kemi qenë gjithmonë të idesë që shteti s’duhet të ndërhyjë te paga e privatit. Kemi qenë kundër ndërhyrjes për pagën minimale. Dy vitet e fundit kemi pasur rritje të pagave nga 15 në 20 për qind. S’ka nevojë shteti të ndërhyjë sepse rregullator është privati. Do ketë sërish rritje sepse punëtori është bërë gjithnjë e më i vlefshëm. Kemi marrë edhe punëtorë nga vendet aziatike. Po bëjmë eksperimente, jo të gjitha rezultojnë me sukses. Në ato eksperienca që kemi pasur me Bangladeshin, ata që kanë ardhur kanë ikur. Po eksperimentojmë me Filipinet, me punëtoret femra. Shpresoj që nga ana profesionale të jenë të mira dhe të kenë jetëgjatësi në vendin tonë, sepse është përdorur si trampolinë për të vajtur në Evropë. Nevoja për punëtorët është emergjencë e jashtëzakonshme. Kemi rritur pagën për ta bërë më atraktive punën. Do stabilizohet tregu dhe shpresojmë të mos ketë ulje”.

Sa i takon mënyrës se si merren punëtorët e huaj, Zekja shprehet:

Më përpara e kemi bërë me agjenci punësimi. Por tani pas dështimeve e kemi marrë vet situatën në dorë. Edhe 10 punëtorë të sjellësh është një kosto e lartë. Po provojmë, janë eksperimente që po ecim me sukses. Ne kemi ditur të emigrojmë, por jo të presim emigrantë. Shqipëria s’ka fuqi punëtore të jashtëzakonshme, ne 3 milionë jemi, një pjesë janë me asistencë, një pjesë në emigracion”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy