Koncesioni i Sterilizimit ‘mollë sherri’ në drejtësi, GJKKO përplaset me SPAK (VIDEO)

Koncesioni i Sterilizimit ‘mollë sherri’ në drejtësi, GJKKO përplaset me SPAK (VIDEO)

Pak ditë përpara nisjes zyrtare të pushimeve verore të 2023, godina e qelqtë e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme pësoi përplasjen e parë të fortë mes dy kolonave të saj. Gjyqtari Erion Bani kërkoi që SPAK të mos linte jashtë hetimeve për aferën e koncesionit të sterilizimit ish-Ministrin Ilir Beqaj, teksa në gjykatë ishte dorëzuar kërkesë për arrestimin e vartësit të Beqajt, ish-zëvendësministrit Klodian Rjepaj.

Koncesioni i “Sterlizimit” përplas dy herë Gjykatën e Posaçme me Prokurorinë Speciale. Në harkun kohor të pesë muajve nisur nga vendimi i datës 23 qershor 2023 dhe ai i datës 20 nëntor 2023 gjyqtari Erjon Bani nuk ka pranuar argumentet e SPAK për hetimet e kryera tek dosja “Sterizilimi”, përkatësisht ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj e jo vetëm.

Në kërkesën për masa sigurie për aferën e “Sterizilimit” depozituar në Gjykatën e Posaçme më datë 22 maj 2023 kërkoi caktimin e 7 masave të sigurisë për persona në hetim mes tyre arrestimin e Klodian Rjepaj, ish-zëvendësministrit dhe përfituesit të koncesionit, biznesmenit Ilir Rrapaj.

Këtë kërkesë penale të prokurorisë gjykata e miratoi në një vendim prej 348 faqesh, por duke nisur nga faqja 210, gjyqtari Erion Bani nëpërmjet vendimit shkroi e zeza mbi të bardhë se nga aktet e administruara vërehen përgjegjësi penale edhe për ish-ministrin Ilir Beqaj të cilin SPAK se kishte përfshirë në kërkesën e 22 Maj 2023.

Në vendim thuhet “Duke u rikthyer në rastin konkret, Gjykata çmon se nga analiza e provave të paraqitura nga prokuroria deri në këtë fazë të hetimit, provohet ekzistenca e dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova se personat nën hetim Klodian Rjepaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Arben Gjata, Petref Mersini, Genc Burazeri dhe. Naile Abazi kanë konsumuar element e figurës s ë veprës penale të "Shpërdorim detyre"kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal. Gjithashtu, pavarësisht qëndrimit të prokurorisë, nga analiza e provave të administruara të para në unitetin e tyre, Gjykata çmon se evidentohen shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore të cilat ngrihen në nivelin përgjegjësisë penale për zllir Beqaj me detyrën Ministër i Shendetesisë dhe z.Shkëlqim Cani me detyrë Ministër i Financave në kohën kur është zhvilluar procedura e koncesionit objekt gjykimi, si dhe për anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik konkretisht z.Gentian Këri, z.Spiro Kuro, z.Leonard Gremshi dhe Z Hektor Balluku, për figurën e vepres penale "Shpërdorim detyre" e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal”.

Në faqen 323 të vendimit të 23 qershor 2023, gjykata në vendim thotë se hetimet duhet të shtrihen edhe tek vepra penale e korrupsionit apo përfitimeve të paligjshme.

Gjithashtu, mbështetur në dispozitat e mësipërme si dhe në faktet e provuara deri në këtë fazë të hetimit, gjykata çmon se, ka indice të mjaftueshme qe Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të kryejë veprime hetimore edhe për veprat penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore", "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale".

Po përse duhej ky hetim?

Sipas gjyqtarit Bani ky hetim do të provonte se kontrata e “Sterilizimit” sot një çështje hetimore është bërë “thjesht për shkak të marrëdhënieve të ngushta shoqërore të personit nën hetim Ilir Rapaj me personin në hetim Klodian Rjepaj, si dhe për shkak te njohjeve personale të këtij shtetasi dhe shtetasit italian Umbro Staccini me ish Ministrin e Shëndetësisë zIlir Beqaj apo është rrjedhojë e përfitimit të parregullt që rrjedhë nga korrupsioni i zyrtarëve që kanë marrë pjesë në këtë procedurë.”

Duke renditur vetë provat që ka vënë në dispozicion SPAK gjykata thotë se udhëtimet jashtë vendit në Vjenë dhe Romë të shtetasit Admir Ibrahim Daca administrator i “SaniService” përfitues i Koncesionit dhe Ilir Beqaj Ministër Shëndetësie duhen hetuar si fakt. Këto hyrje dalje thotë gjykata me diferenca të vogla në orare duhen hetuar për veprat penale sipas neni 245 dhe 260.

Cilat janë dy nenet që gjykata e posaçme nëpërmjet vendimit thotë të kryhen hetimet e thelluara?

Referuar kodit penal dhe ndryshimeve të pësuar në vitin 2017 pas reformës në drejtësi neni 245 dhe 260 përkatësisht përfshijnë veprat penale:

Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor (me marzh dënimi nga 1 në 5 vite) dhe Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor (me marzh dënimi nga 4 deri në 12 vite burgim.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy