Dosja e plotë e vrasësit serial Dan Hutra, policia u njoftua 1.25 minuta pas krimeve: Elena Hysa më tradhtoi, djali s’ishte i imi

Dosja e plotë e vrasësit serial Dan Hutra, policia u njoftua 1.25 minuta pas krimeve: Elena Hysa më tradhtoi, djali s’ishte i imi

FactCheck sjell një kronologji të plotë nga mesdita e të enjtes në 12.15 deri në 18:45 kur Dan Hutra, vrasësi serial u arrestua ndërsa ishte duke pritur në kodrat e Sharrës të kryente vrasjen e katërt.

Një orë e 25 minuta me vonesë është njoftuar policia e Tiranës se një vrasës serial kishte nisur të zbatonte planin e tij për ekzekutimin e disa personave.

Kur ora shënonte 12:15 pak pas mesdite Dan Hutra me këtë automjet që shihni në foto të marrë me qira është paraqitur në zonën e pallati me shigjeta duke plagosur shtetasen Marjana Gurakuqi e cila ishte njohje e Hutrës dhe kishte refuzuar ti jepte atij para.

Plagosja ndodhi me një thikë, ndërsa ai mori automjetin e para me qira dhe pas 20 minutash kishte mbërritur në Kamëz.

Aty ku në rrugën “Rustem Haklaj” do të nxirrte armën kallashnikov për të nisur serinë e vrasjeve.

Ishte shtëpia e Elena Hysës ish bashkëjetueses me të cilën ai kishte edhe një vajzë të mitur, duke refuzuar divorcin dhe në një xhelozi të sëmurë Hutra shkrepi armën duke plagosur ish gruan dhe nënën e saj Kujtime Hysa.

Ngjarja mori përmasa të rënda ku në oborrin e shtëpisë ai vra motrën e ish gruas, Mevlute Hysën dhe kunatën e saj Hasime Dafku.

13 minuta pasi kishte plagosur tre gra dhe vrarë dy, Dan Hutra paraqitet në Bathore duke vrarë një shtetase tjetër 31-vjeçaren Elteva Kurti.

E teksa në krimet e para rezulton se Hutra ka patur raporte intime me të plagosurat, në vrasjen e tretë ai kishte një plan hakmarrje ndaj vëllait të Etleva Kurtit pasi ishte konfliktuar me të më herë në burg shtetasin Vladimir Kurti.

Teksa media po raportonte për këto krime policia nisi aksionin në terren pa e ditur se ku fshihej autori dhe se sa vrasje e plagosje kishte kryer.

Ky krim i fundit bëri që policia ta gjej trupin e Etlevës ende në oborrin e shtëpisë ku u vra nga Hutra, ndërsa ai prej orës 12:48 minuta deri në 18:45 minuta kur u arrestua lëvizte i lirë nëpër rrugë me automjet e armë.

FactCheck ka siguruar këtë foto të pa publikuar me parë ku veshjet e Hutrës janë edhe të gjakosura çka tregon se ai viktimat i ka qëlluar nga afër.

Për plotë 6 orë e 30 minuta Dan Hutra ishte jo vetëm një vrasës serial i krimeve makabër por edhe rrezik për të gjithë shoqërinë.

Kur ora shënonte 18:45 minuta ai u kap në zonën e sharrës në kombinat, aty ku hetimet zbuluan se kishte shkuar të kryej një tjetër krim.

Ai do të vriste shtetasin Rrahman Sela për të para hetuesve ka thënë se do e vriste për hakmarrje.

Por Kush është Dan Hutra?

41 vjeç

Ai ka lindur më 1 Gusht 1982 në qytetin e Kukësit dhe ishte Banues edhe në Durrës edhe në Tiranë ndërsa nga mosha 26 vjeçare deri më datë 16.shkurt 2023 ka jetuar në burg. Arsimi i tij ishte tetë klasë ndërsa Cv e krimit ishte gjëja më e pasur që kishte.

Në 2007 do të kryente vrasjen e gruas së parë

Ky ishte krimi i parë e jo i fundit, pasi sapo u liruar nga burgu i vrasjes së parë ai nisi të kryerj grabitje, trafik droge e kërcënime e përdhunime.

U arrestua në 2022 por vetëm 8 muaj qëndroi në burg dhe sapo doli më 16 shkurt. Në vetëm 12 ditë gjeti armën kallashnikov me dy karikator dhe ndërtoi planin duke e kthyer 1 Marsin 2023 ditën e zezë të vrasjes së grave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy