Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti tha në MCN Live se nga informacionet jo zyrtare që ka, Veliaj i ka shkarkuar drejtorët e bashkisë, pasi 3-4 prej tyre “po paketohen për në SPAK”.
"Janë pikëpyetje të mëdha të ngritura. Kemi në një anë kryetarin e bashkisë që për muaj të tërë i reklamonte, i përgëzonte, i lavdëronte këta drejtorë dhe një ditë të bukur i shkarkon. Do të thotë që fshihen arsye të tjera mbrapa. Nga informacionet jo zyrtare që kam, po bëhen gati paketimet për në SPAK. Nuk janë të 12-të drejtorët për në SPAK, por për të kamufluar faktin që mos hiqte vetëm ato 3-4 drejtorë që janë kandidatë për t’iu drejtuar SPAK-ut, bëhet kjo me 12-të, për të thënë që po bëj reformimin. Ata do përballen me drejtësinë. E kam nja informacione jo zyrtare brenda Bashkisë së Tiranës. Veliajt i duhet të thotë që s’janë drejtorë të bashkisë dhe bën lëvizjet përkatëse. Rama u imponon dorëheqjen, Veliaj u jep shkarkimit".
Ai tha që ka edhe shumë skema të tjera që janë në hetim e sipër nga strukturat anti-korrupsion të PD-së dhe që do denoncohen në momentin që krijohet bindja që ka abuzime.
Teliti bëri me dije se “5D” ka lidhur rreth kontrata me Ujësjellës Kanalizimet.
“Të gabosh 29 herë me ‘5D’. Këto s’janë gabime, janë faje. Ti ose je i paaftë, tolerues, ose bashkëpunues. E përsëris këto janë paketime për në SPAK. Veliaj arrin ta shesë ekipin e tij thjesht për të shpëtuar lëkurën e tij politike. Keqmenaxhimi fondeve publike në Bashkinë e Tiranës ka një emër, që është drejtuesi i bashkisë. Janë bërë 12 lëvizje, 3-4 prej tyre janë ata që përfliten. Arsyeja e vërtet është, nga informacionet jo zyrtare që unë kam nga stafi i Bashkisë së Tiranës, më kanë informuar që ishte thjesht një truk, pasi 3-4 drejtorë janë gati, dosjet e tyre kanë avancuar për t'u përballur me drejtësinë. Veliaj do thjesht alibinë që s'janë drejtorët e mi".



