Mbyllet orari zyrtar i votimit/ KQZ raporton për vetëm 2662 QV nga 5213 në total

Mbyllet orari zyrtar i votimit/ KQZ raporton për vetëm 2662 QV nga 5213 në total

Është mbyllur orari zyrtar i votimeve për zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën në orën 19:00. Megjithatë pati edhe zona ku kishte radhë të qytetarëve dhe procesi i votimit vijoi pas orës 19:00.

Nga të dhënat zyrtare të KQZ, deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 36.39 % në rang vendi.

 Të dhënat janë marrë në 2662 qendra votimi nga 5213 në total.

Shqiptarët votuan sot për zgjedhjen e drejtuesve në 61 bashki të vendit.

Kujtojmë që gjatë procesit janë evidentuar probleme me pajisjet PEI të identifikimit elektronik dhe kreu i KQZ firmosi një urdhër për vijimin e procesit me identifikim manual.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy