Një autobus ku udhëtonin turistë nga Kosova është përfshirë në një aksident në Sarandë, në lagjen numër 14.
Sapo pushuesit kishin zbritur nga autobusi me të cilin lëviznin në turin e tyre, shoferi ka shkuar ta parkojë.
Deri këtu gjithçka ishte në rregull, por autobusi pësoi një defekt duke ju këputur frenat e dorës çka bëri që ai të lëvizë dhe të përplaset me murin e një biznesi hidrosanitar aty pranë.
Dëmet materiale janë të vogla, pasi fatmirësisht autobusi ishte i boshatisur.



