Asambleja e PS/ Çuçi zë vendin e Ballës dhe Klosi të Gjiknurit, kryetar grupi dhe sekretar i përgjithshëm

Asambleja e PS/ Çuçi zë vendin e Ballës dhe Klosi të Gjiknurit, kryetar grupi dhe sekretar i përgjithshëm

Pak javë më parë Taulant Balla u emërua ministër i Brendshëm, duke i zënë vendin Bledi Çuçit, ndërsa tashmë ky i fundit do të zërë vendin e tij. Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi u caktua kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke zënë vendin e lënë bosh nga Taulant Balla. Një tjetër post që zëvendësohet është dhe ai i sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste, post i cili i është besuar Blendi Klosit, ndërkohë që deri më tani e ka mbajtur Damian Gjiknuri. Kjo mbledhje vjen për të diskutuar mbi vijimin e aksionit politik, por edhe për të bërë një analizë të qeverisjes. Ndërkohë në 28 dhe 29 korrik, Kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në Tepelenë, takim i cili do të jetë informal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy