Klienti italian ja punon prostitutës shqiptare...por përfundon në qeli

Klienti italian ja punon prostitutës shqiptare...por përfundon në qeli

Një Italian u dënua me 1 vit e katër muaj burg, pasi vodhi çantën me para të një prostitute shqiptare me të cilën kreu marrëdhënie seksuale.

Procesi u mbajt me gjykim të shkurtuar, për shkak se klienti 35-vjeçar pranoi autorësinë, duke i dhënë mundësinë gjykatës të dalë shpejt me vendim.

Një prostitutë shqiptarë ka rënë pre e vjedhjes nga një klient me të cilin kishte kryer marrëdhënie seksuale. 

Ngjarja ka ndodhur në Milano të Italisë, pas mesnatës së 13 korrikut, përgjatë autostradës ku klienti Italian 35-vjeçar kishte ndaluar me makinë. Pas aktit seksual, ai i ka marrë çantën prostitutës shqiptare të cilës mediat italiane i ruajnë anonimatin, dhe e ka nxjerrë atë nga makina duke e lënë në rrugë.

42-vjeçarja ka fiksuar targën dhe ka njoftuar policinë të cilët mundën të identifikojnë klientin Italian dhe gjatë një kontrolli në banesën e tij, gjetën edhe çantën e shqiptares të hedhur në dysheme. Italianit ju gjetën 360 euro, shifër kjo që prostitute shqiptare kishte deklaruar se e kishte në çante. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy