Zepishta: Kushtetuesja rrëzoi ligjin, por bizneseve u vijnë ende mesazhe për detyrimet e papaguara

Zepishta: Kushtetuesja rrëzoi ligjin, por bizneseve u vijnë ende mesazhe për detyrimet e papaguara

Eksperti kontabël, Igli Zepishta, thotë se pavarësisht se Gjykata Kushtetuese rrëzoi një javë më parë ligjin për tatimin e profesioneve të lirë, bizneseve vijojnë t’u vijnë njoftime për shlyerjen e detyrimeve. Në studion e MCN Economy, Zepishta theksoi se pas vendimit të gjykatës më të lartë të vendit është absurde të quhet detyrim tatimi i papaguar deri tani.

Është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse cenon sigurinë juridike. Ne e kemi kundërshtuar, sepse vinte në pabarazi personat fizikë. Një pjesë e tyre, të cilët qeveria i quajti të vetëpunësuar, kjo cenon barazinë. Këtu fillon pabarazia. Të tatosh në mënyra të ndryshme është pabarazi.

Ligji kaloi siç ka kaluar. Ligji nuk mori vetëm atë që përcaktojnë ligje të tjera kush quhet profesion i lirë dhe kush shërbim profesional. Pra nuk u specifikua kush hynte nën veprimin e këtij ligji. Ashtu siç u bë ai ligj, ashtu edhe i erdhi fundi.

Fakti që administrata tatimore filloi të dërgojë mesazhe për pagimin e taksës, i bëri bizneset të reagojnë. Administrata vijon të dërgojë e-maile për pagesën e detyrimeve. Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë dhe nuk mund të mbetet si detyrim ajo që nuk është paguar.

Kam raste plot që bizneset kanë paguar këstet e 3-mujorit dhe prapë u shkojnë njoftime “paguani këstin e mbetur”. Kanë nxjerrë një urdhër të brendshëm që të mos aplikohen penalitete. Ka një vendim ende jo të shkruar, që të mos aplikohen gjoba. Qeveria kishte nevojë për ca para.

Sipas Zepishtës, raste si ai i ligjit të tatimit të profesioneve të lira cenojnë klimën e biznesit në Shqipëri.

Çdokush që bën biznes në Shqipëri ka strategjitë e veta. Këtu ligjet ndryshojnë 2-3 herë në vit, saqë edhe vetë administrata tatimore e ka të vështirë të përshtatet. Kjo e bën të pamundur qasjen e bizneseve në raport me normat fiskale.

Janë ligje të pastudiuara. Kjo qeveri të gjitha të ardhurat i mbledh nga taksat indirekte. Ligjet nuk mund ti bësh copa-copa. Ndrysho vit pas viti, janë ligje që po ti mbledhësh bashkë nuk kanë harmoni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy