
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi dyshohet se vidhnin portofola në autobusët e Tiranës. Sipas informacioneve të Policisë, , në pranga është vënë shtetasi E. B., 38 vjeç dhe P. M., 31 vjeç, të dy të dënuar më parë për akuzën “Vjedhja”.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 38 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në Rrugën e Elbasanit, i ka vjedhur portofolin shtetasit D. A., në autobusin e transportit urban.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. M., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Kastriotët”, në autobus, i ka vjedhur portofolin shtetasit I. M.”, njofton policia.
Sakaq materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



