Salianji: Kemi kërkuar 8 komisione hetimore, beteja jonë për të drejtën që na jep kushtetuta

Salianji: Kemi kërkuar 8 komisione hetimore, beteja jonë për të drejtën që na jep kushtetuta

Deputeti Ervin Salianji i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me bllokimin që opozita po i bën punimeve të parlamentit. Ai tha se ky aksion nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e ish-kryeministrit Beiesha dhe se kjo kauzë ka ardhur pas mohimit të të drejtave të saj në parlament. Sipas tij, beteja e opozitës është për të drejtën që u jep kushtetuta.

Nuk ka asnjë lidhje ky aksion opozitar me ngjarjen e doktorit, madje kjo ka ndodhur pasi opozita e ka nisur këtë aksion opozitar pasi kanë ndodhur disa kufizime të të drejtave tona në parlament. Opozita ka rolin e të drejtës së saj kushtetuese edhe kjo lidhet me qytetarët. Në çdo rast nuk kemi asnjë element që ka të bëjë me jetën jashtë parlamentit. Po kërkojmë të drejtat tona që na cakton kushtetuta. Kemi kërkuar tre komisione hetimore së fundmi dhe rikompozim të reformës zgjedhore.

Në seancën plenare PS tha se në momentin që nuk u shty drafti i reformës zgjedhore e cila ka thuajse dy vjet që ekziston në parlament, por që nuk bën asnjë punë. Mbahet kot, ndërkohë që prioriteti i opozitës është reforma zgjedhore, ndërsa puna e komisionit të reformës zgjedhore është e stopuar duke mos bërë asnjë mbledhje. Beteja është për të drejtën që na e jep kushtetuta.

Kjo i intereson qytetarëve se ka një akuzë në publik që ndodhi pas rrjedhjes së të dhënave nga iranianët, komision hetimor për portin e Durrësit, komision për rrjedhjen e të dhënave nga patronazhistët e deri te ato bankare deri te ndërhyrjes e sistemit TIMS. Në total kemi kërkuar 8 komisione hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy