Vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca do të testohet tek fëmijët. Studiuesit do të përdorin 300 vullnetarë për të shqyrtuar nëse vaksina do të krijojë imunitet tek fëmijët e moshës midis 6 deri në 17 vjeç.
Vaksina e Oksfordit është një nga tre vaksinat që janë aprovuar për përdorim tek të rriturit në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me Pfizer / BioNTech dhe Moderna.
“Ndërsa shumica e fëmijëve janë imunë nga koronavirusi, është e rëndësishme të kemi siguri ndaj efektivitetit të vaksinës te fëmijët. Provat e para do të fillojnë këtë muaj, me deri në 240 fëmijë që do të vaksinohen”, tha pediatri dhe kryeinspektori i provës së vaksinës Andrew Pollard.
Nga ana e tij profesori Jonathan Van-Tam tha për Sky News: “Ekziston mundësia që të kemi disa vaksina anticovid të licencuara për fëmijë deri në fund të vitit”.
Kolegji i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve ka deklaruar se ka prova që Covid-19 mund të shkaktojë vdekje dhe simptoma të rënda tek fëmijët, por që kjo është e rrallë.



