Atentat në Lushnje, vritet me armë zjarri pronari i lokalit, plagosen 3 të tjerë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qytetin e Lushnjës. Pronari i një lokali në qendër të qytetit është vrarë me armë zjarri.
Burime për MCN bënë të ditur se viktima është Bledar Muça, 40 vjeç (në foton më poshtë).
Ai ka qenë në shoqërinë e të vëllait dhe disa personave të tjerë, kur një automjet tip Golf 5 është afruar dhe ndaj tyre është hapur zjarr.
Për pasojë janë plagosur edhe 3 të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e pedonales, ku viktima ka lokalin e tij. Dyshohet se menjëherë pas vrasjes, atentatorët janë larguar në drejtim të Fierit.
Policia ka rrethuar të gjithë zonën dhe po merr në pyetje dëshmitarët.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.