Të paktën 17 persona janë konfirmuar të vdekur dhe shumë të tjerë janë bllokuar pas një shpërthimi në një minierë qymyri në veri të Kinës, njoftoi sot media shtetërore.
”Shpërthimi ndodhi në minierën e kompanisë ‘Baoma’ në qytetin e Chifengut”, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.
Aksidenti ndodhi katër ditë pas një zjarri që shkaktoi 21 viktima dhe një minator të humbur në një minierë qymyrguri të palicensuar në qytetin e Qitaihe në verilindje të Kinës.
Raportet e medias thonë se shefi i minierës në Qitaihe dhe tre menaxherët janë duke u marrë në pyetje nga policia, ndërkohë që Kina filloi një rishikim mbarëkombëtar të sigurisë në përgjigje të valës së fundit të aksidenteve në miniera.



