2 prilli, Dita botërore e autizmit/ Çlirim dhe Olta Zajmi: Jona jonë është e veçantë. Durim dhe dashuri për fëmijët autik

2 prilli, Dita botërore e autizmit/ Çlirim dhe Olta Zajmi: Jona jonë është e veçantë. Durim dhe dashuri për fëmijët autik

2 prilli është Dita Botërore e Sensibilizmit ndaj Autizmit.

Në këtë ditë të veçantë, babai i një fëmije autik, Çlirim Zajmi dhe e bija Olta Zajmi, në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, sollën mesazhin e vazjës së tyre 21 vjeçare, me spektrin autik, Jonës.

Çlirimi ndau emocionet se si e kuptuan si prindër të rinj që Jona ishte ndryshe, në kohën kur shume vite më përpara nuk kishte informacione për spektrin autik.

Ne kemi 7 vjet që postojmë video sensibilizuese me Jonën në tikTok. Ndonjëherë kemi marrë mesazhe fyese dhe negative por nuk kemi ndaluar asnjëherë.

Normalisht se shenjat për të dalluar një fëmijë autik janë dy më kryesore, njëra, kur e thërret fëmijen disa ditë radhazi dhe nuk ka kthen kokën dhe përqendrimi që kur ti i flet, ai heq sytë nga ti. Por të gjitha bashkë duhet bërë që të identifikojmë një fëmijë autik.

Ne ishim shumë të rinj si prindër kur kuptuam për Jonën, që ishte fëmijë ndryshe. Por mbase mungesa e informacionit na ka bërë që të mos mendojmë më gjatë dhe kemi lindur fëmije të tjerë. Dhe duke rritur ata, jemi munduar të kemi nënë përkujdesje Jonën, që është primare për tërë familjen tonë.

Olta rrëfen se si e kuptoj që e motra Jona ishte me spektrin autik, ndërkohë që sot ajo është e veçantë për të.

Unë mbaj mend të kem qenë 7 vjeç, kur e kam kuptuar se Jona ishte ndryshe, mundohesha te ikja nga ajo kur ecnin bashke, sepse më dukej se ajo bënte ca gjeste që të tjerët na shihnin.

Por me kohën kuptova që ishte diçka e gabuar, kuptova se çfarë ka ajo dhe kam zhvilluar një dashuri të madhe për të.

Me sa kam mundësi unë rri me të, mundohem ta kuptoj, i flas, më dëgjon, jemi përfshirë të gjithë nuk e kemi lënë vetëm. Ajo të jep puthje dhe përqafime dhe të zbukuron ditët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy