Kurti i konsideron të tepëruara deklaratat e ndërkombëtarëve: Kosova është e qytetarëve

Kurti i konsideron të tepëruara deklaratat e ndërkombëtarëve: Kosova është e qytetarëve

Kryeministri Albin Kurti i konsideroi si të tepëruara reagimet e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian, duke thënë se ato s’i ndihmuan situatës në Veri të Kosovës.

“Deklarata e munguar e shoqëruar me shqetësimet e tepruara nuk i ka ndihmuar situatës. Kjo kronologji e ngjarjeve është me rëndësi, pasi tregon se institucionet e Kosovës kanë bërë detyrat e tyre”, tha Kurti.

“Ne kemi vepruar në përputhje me obligimet kushtetuese dhe interesat e qytetarëve të Kosovës, por kjo kronologji tregon se jo vetëm që ka pasur konsultim, por edhe bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë”, vijoi ai. 

Kryeministri theksoi se: “Ajo që duhet ta përsëris është se objektet publike të Kosovës i takojnë Kosovës e Kosova është e qytetarëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy