
Janë të paktën 10 deputetët demokratë që kanë dalë kundër Lulzim Bashës pas humbjes nē zgjedhjet e pjesshme. Në mbledhjen e grupit, ata nuk i kanë kursyer kritikat, duke i kërkuar edhe largimin.
Vetë Basha është justifikuar me përçarjen e demokratëve nga Berisha.
6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosëm para detyrimit pêr të marrë pjesë në zgjedhje.
Mes atyre që kërkuan largimin ishte Ferdinand Xhaferri.
Jam më i vjetri dhe me eksperiencë, s"kam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s'është zgjidhje dhe e ka mbyllur me PD por ti na ke fyer kur thua s'kam humbur asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar.
Kritika të ashpra ka shprehur edhe Dashnor Sula.
Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund te na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje?
Ke përgjegjësi ti dhe ne.
Nuk na beson me asnjë kështu.
Ilda Dhori:
Duhet të ikeëh, duhet të hapet gara ne PD. Berisha e ka mbyllur, duhet të zgjedhin demokratët cili na bashkon.
Helidon Bushati:
Duhet të jemi përtej egos, e shkatërruat PD ju dhe Berisha. Duhet të ikësh!



