Irani rrit në 5% pasurimin e uraniumit (VIDEO)

Irani rrit në 5% pasurimin e uraniumit (VIDEO)

Pas skadimit të ultimatumit, Irani nis zyrtarisht fazën e dytë të planit për reduktimin e detyrimeve që parashikon marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Tashmë, pasurimi i uraniumit do të rritet në 5% nga 3.67% që parashikonte marrëveshja. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë të lartë të qeverisë iraniane.

Vendimi vjen në përfundim të ultimatumit 60-ditor që Irani u kishte vendosur vendeve europiane, partnere në marrëveshjen bërthamore. Afati për të shpëtuar marrëveshjen u caktua nga Irani si kohë e mjaftueshme për të marrë masa efektive që do të lehtësonin shtrëngimin e tregtisë të shkaktuar nga sanksionet amerikane.

Megjithatë, Irani do të vendosë 60 ditë të tjera si afat i ri për vendet evropiane dhe bisedimet do të vazhdojnë me BE për të përmbushur kërkesat e Teheranit. Republika Islamike u kërkon europianëve të nxisin instrumentin financiar të Insteks-it, i projektuar për të anashkaluar sanksionet amerikane dhe për të lejuar vijimin e shkëmbimeve ekonomike midis Evropës dhe Iranit - duke blerë naftë iraniane ose duke ofruar një linjë kredish për vendin.

Në përfundim të këtij afati të ri, Teherani kërcënon me një "fazë të tretë" në procesin e tejkalimit të marrëveshjes bërthamore 2015.

Kjo është theksuar nga zëvendësministri i Jashtëm, Abas Araghi, i cili në një konferencë shtypi është shprehur se Teherani do të tejkalojë kufijtë aktual të pasurimit të uraniumit. Po ashtu, Irani do të rrisë prodhimin e ujit të rëndë që tejkalon kufirin aktual të vendosur nga marrëveshja e vitit 2015. "Ne do të shtojmë pasurimin e uraniumit për të furnizuar më lëndë djegëse centralin tonë bërthamor dhe për momentin nuk kemi nevojë për karburant për reaktori i Teheranit ", është shprehur zëvendësministri iranian.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy