Gazetari Sokol Bregu në MCN Live teksa ka komentuar për situatën kriminale në vend e cila duket se këtë periudhë është rënduar u ndal dhe te ngjarja e fundit në Memaliaj të cilën e konsideroi shumë të rëndë pasi janë vrarë dhe të pafajshëm.
Ai tha se vrasjet me pagesë nuk kanë ndodhur shpesh në Shqipëri, ndërsa theksoi se hetimet nuk janë aty ku duhet të ishin 72 orë pasi ka ndodhur ngjarja.
Sipas tij, policia ka qenë diskrete lidhur me këtë ngjarje por që shpreson që ajo të ketë siguruar ndonjë provë materiale, ndërsa shprehet se ngjarjet me bazë hakmarrjen janë të vështira për tu parandaluar.

Ngjarja në Memaliaj e rëndë, por kur vret në një lokal që ka klientë dhe punonjës do të ketë dhe të varrë të pafajshëm. Nëse do ishte vrasje me pagesë do ishte më shumë siguri në hapjen e zjarrit, besoj se të paktën një nga personat që ka marrë pjesë në atentat do ketë lidhje gjaku.
Vrasje me pagesë në Shqipëri nuk para kanë ndodhur shpesh, ka një rast ngatërrese, se u jepen fotografi të vjetra të personave që u kërkohet të ekzekutohen, por ngatërrojnë objektivin por nuk vrasin njerëz të tjerë sepse qëllojnë në mënyrë të kontrolluar. Mund të ketë qenë një vrasje që ka në bazën e saj një çështje gjaku.
Hetimet duket sikur nuk janë aty ku duhet të ishin brenda 72 orëve të para të cilat janë dhe shumë të rëndësishme për hetimin sepse nëse s’ke gjetur prova shkencore brenda kësaj kohe nuk do mundesh më pas të kesh. Shpresoj të ketë siguruar policia një provë materiale pasi është treguar dhe shumë diskrete me këtë ngjarje.
Ngjarjet me bazë hakmarrjen nuk mund të parandalohen. Hakmarrjet nuk mund të ndalen sepse mund të vijë në një moment që ti si pret, nga vrasës me pagesë nga kanale që është e pamundur ti parandalosh.
Nëse ti në këto ngjarje nga vrasja e parë deri këtu është zbuluar vetëm një vrasje, por nëse do kishim zbulueshmëri dhe burgosje kjo mund të ishte një formë parandalimi sepse vetëm arrestimi dhe dënimi i personave ul shanset e këtyre krimeve.



