Alarmi i zv.kryeministres: Në shtet u punësuan 3 580 punonjës gjatë periudhës zgjedhore

Alarmi i zv.kryeministres: Në shtet u punësuan 3 580 punonjës gjatë periudhës zgjedhore

Zëvendëskryeministrja Mandija është shprehur e shqetësuar në mbledhjen e pestë të Task Forcës rreth punësimeve të bëra nga institucionet shtetërore, ministritë, shoqëritë me kapital 100% shtetëror që janë varësi e ministrive, bashkive për periudhën 25 maj deri me 22 qershor.

Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se Mandija, referuar informacione të ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka verifikuar punësimin gjatë periudhës zgjedhore të 3580 punonjësve së administratës që në kundërshtim me Urdhrin të Kryeministrit nr.65 , Vendim të Këshillit të Ministrave nr.473 si dhe në kundërshtim ne nenin 88 të Kodit Zgjedhor .

Zëvendëskryeministrja u shpreh se po vlerëson mundësinë që i gjithë ky informacion të dërgohet për një verifikim të hollësishëm Kontrollit të Lartë të Shtetit, një institucioni kushtetues dhe ligjor për ushtrimin e kontrolleve në veprimtarinë e Institucioneve të administratës shtetërore përfshirë këtu edhe shoqëritë sh.a me kapital shtetëror, punonjësit e të cilave paguhen nga fondet e parave publike. /Panorama /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy