Zjarri shkatërron fabrikën e këpucëve të Valentino-s! Prada i vjen në ndihmë

Zjarri shkatërron fabrikën e këpucëve të Valentino-s! Prada i vjen në ndihmë

Një zjarr masiv përfshiu laboratorin Valentino Shoes të ‘Maison Valentino’ më 1 prill që dogji 38 mijë palë këpucë të përfunduara dhe gati të përfunduara, si dhe 90% të objekteve të uzinës, ndërsa nga ngjarja nuk pati persona të lënduar. Dëmi i plotë në fabrikë është ende duke u llogaritur, por humbja pritet të jetë në miliona euro.

Pandemia goditi rëndë industrinë luksoze dhe Valentino kishte deklaruar tashmë humbje në vitin 2020 për shkak të bllokimeve dhe kufizimeve të udhëtimeve. Humbja e fabrikës ishte një goditje shtesë. Për fat të mirë, shtëpia rivale e modës italiane ‘Prada’ ofroi ndihmën e tyre dhe hapi një nga fabrikat e tyre të prodhimit të këpucëve për Valentino-n.

"Unë jam prekur nga solidariteti që u formua brenda kompanisë sonë ... menjëherë pas zjarrit shkatërrues i cili ka djegur një nga ekselencat tona prodhuese", tha Jacopo Venturini, CEO i Valentino-s, në një deklaratë të premten e kaluar. "Shpejtësia me të cilën ne ishim në gjendje të krijonim një plan efektiv veprimi është një pasojë e dukshme e dashurisë që punonjësit e Valentino ushqejnë për kompaninë tonë. Gjithashtu do të doja të falënderoja nga zemra ime Patrizio Bertelli, CEO i Prada-s, i cili menjëherë na kontaktoi për të shprehur solidaritetin dhe duke vënë në dispozicion një nga fabrikat e tij të vendosura disa kilometra larg vendit tonë të prodhimit”. Prada do të lejojë që Valentino të prodhojë duke filluar në maj me të njëjtin ritëm si para zjarrit.

‘Valentino Shoes Lab’ ishte jetik në biznesin e Valentino-s, duke prodhuar 1.300 palë këpucë në ditë. 160 njerëz ishin të punësuar në strukturën në Bucine, e cila është në juglindje të Firences.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy