Matteo Salvini del në gjyq për refuzimin e ankorimit të anijes me emigrantë

Matteo Salvini del në gjyq për refuzimin e ankorimit të anijes me emigrantë

Ish-ministri i Brendshëm i krahut të djathtë të Italisë, Matteo Salvini, ka dalë sot në gjyq i akuzuar për rrëmbim pasi refuzoi në vitin 2019 të lejonte një anije spanjolle shpëtimi emigrantësh të ankorohej në Siçili, duke i mbajtur njerëzit në bord për ditë të tëra.

Ky është gjyqi i parë që zhvillohet kundër Salvinit për veprimet e tij në parandalimin e zbarkimit të emigrantëve ndërsa shërbeu si ministër i Brendshëm në vitet 2018-2019 në një koalicion mes Lëvizjes populiste 5-Yje dhe Ligës së krahut të djathtë.

Salvini ishte i pranishëm në ditën e hapjes së gjyqit në Palermo, Siçili, i cili përfshinte kërkesa procedurale si listat e dëshmitarëve. Mes atyre që u thirrën është aktori amerikan Richard Gere, i cili vizitoi emigrantët në bordin e Open Arms pasi pa gjendjen e tyre gjatë një pushimi familjar në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy