Ghori: Kurani dëshiron të zbardhë mëkatin, masat ndëshkimore nuk janë urdhëruese

Ghori: Kurani dëshiron të zbardhë mëkatin, masat ndëshkimore nuk janë urdhëruese

Për teologun Samad Ahmed Ghori, librat qiellorë pretendojnë të jenë prej Zotit dhe në Kuran janë ajete shumë të qarta.

Ghori shpjegoi në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, se Kurani dëshiron të zbardhë mëkatin ashtu siç është por nuk u jep të drejtën ndjekësve të tij që të merren me ndëshkimin e atyre njerëzve.

Një ajet në suren 33, thuhet se Zoti mallkon ata që lëndojnë profetin, por e ka mbajtur për vete këtë kompetencë, nuk ua ka dhënë njerëzve.

Është ajeti i Kuranit që sqaron pikë për pikë se Allahu ju lejon të bëni miqësi me ata të cilët nuk ju kanë dëbuar nga vatrat tuaja, nuk kanë luftuar me ju për besimin.

Nëse një popull më ka dëbuar nga vendi im vetëm pse besoj në Zot, jo për arsye prone apo politike por për të besimit, dhe në vendin e dëbuar më lufton, thotë që me ata mos bëni miqësi.

Por nuk ndalon që të keni miqësi me ata të cilët iu kanë dëbuar. Nuk më ndalon të praktikojë islamin, mos vendosja e Sheriatit të një sekti të caktuar.

Lidhur me pjesën e Kuranit që thuhet se kush vjedh duhet t’i pritet dora, Ghori shpjegoi se kjo është pjesa e fundit e Sheriatit, ku flitet për masën ndëshkimore, duke shtuar se nuk janë masa urdhëruese.

Nëse janë nën një shtet, do të ndjekin shtetin ku jetojnë, por jo këtë varg të Kuranit. Allahu urdhëron për drejtësi, drejtësia është ajo që duhet vendosur së pari.

Për ndëshkimin me 100 kamxhikë për kë bën tradhti, nëse një shtet pajtohet me këtë ndëshkim, është e drejta e atij shteti se dëshiron të sjellë drejtësi mes burrave dhe grave të atij vendi.

Se një ndëshkim duhet, se i ka shkaktuar humbje bashkëshortëve të vetë, por edhe fëmijëve. Dënimet që janë përcaktuar, janë përcaktuar në bazë të interpretimit të dijetarëve.

Lidhur me pjesën ku Kurani u jep leje burrave të martohen me vajza që nuk kanë menstruacione, teologu shpjegoi se nuk bëhet fjalë për të mitura.

Përmenden dy kategori grash, ato gra që e kanë humbur shpresën e menstruacioneve, pra ndodhen në menopauzë, le të numërojnë tre muaj.

Dhe ato që nuk patën menstruacione, kategoria e atyre grave që janë në moshën e menstruacioneve që për shkak të gjidhënies apo problemeve shëndetësore nuk kanë menstruacione.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy