Këshilltarët e opozitës kërkuan mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak, kërkesë e cila ditën e djeshme është rrëzuar.
Lidhur me këtë Ilir Alimehmeti në MCN Live u shpreh se ju ndalua hyrja në Bashki për të dorëzuar kërkesën, ndërsa ftoi të gjitha forcat politike për t’ju bashkëngjitur kësaj kërkese për mbledhje urgjente.
Ai tha se kërkesa nuk ka asnjë qëndrim politik, kemi të bëjmë me shpërdorim detyre dhe kërkesa jonë nuk merret parasysh. Sipas tij detyra e këshillit bashkiak është të mbikëqyrë funksionin e Bashkisë, ndërsa theksoi se aktualisht kemi një bashki të vdekur klinikisht.
E hëna nuk solli asnjë normalitet, e hëna në datë 5 prill protesta e parë para bashkisë çuam një kërkesë për mbledhje urgjente të këshillit bashkiak pasi ne na u ndalua hyrja në godinë gjë që provokoi dhe acaroi pjesëmarrësit në tubim.
Ishte një kërkesë për të çuar një shkresë urgjente në protokollin e bashkisë Tiranë dhe u bë thirrja që të gjithë këshilltarët pavarësisht përkatësisë politike duhet të qëndrojnë kundër korrupsionit tashmë të faktuar dhe ti bashkohen kësaj kërkese për mbledhje urgjente.
Ne ftonin të gjithë këshilltarët e tjerë që qëndrojnë kundër korrupsionit për t’ju bashkuar kësaj thirrje.
Më tej ai shtoi se mbledhjen urgjente mund ta thërrasë kryetari i bashkisë, kryetarja e këshillit bashkiakë por nuk e thirrën, ose një grup me të paktën 21 këshilltarë dhe në atë moment ne ftuam të gjithë këshilltarët bashkiakë që të na bashkohen në shkresa dhe protestat e të premteve në ditët në vijim.
Kjo shkresë urgjente u shqyrtua të hënën pas 17 ditësh, ku ishte urgjenca këtu. Ne e dimë që të paktën një mbledhje në muaj ka, pra po vjen seanca normale e radhës dhe nuk shohin ata një urgjencë këtu, por po mbështesin korrupsionin. Të hënën çuam shkresën me 21 firma dhe në seancë kërkohet të diskutohet auditimi i jashtëm dhe dosja 5D.
Kur shkresa u çua në 9 të mëngjesit, në orën 5 pasdite na u tha se s’kanë pasur kohë për ta lexuar shkresën. 21 firmat e mbledhura janë 7 forca politike të ndryshme. Është një çështje e thjeshtë s’ka kërkesa asnjë qëndrim politikë, por financiare ku shkojnë paratë publike.
Nëse nuk e bën këtë me veprime apo mosveprime, bëhesh bashkëfajtor në atë krim që po ndodh brenda bashkisë së Tiranës. Duke përgëzuar SPAK për punën që po bën nuk është mbivendosje mbi SPAK, por e bën këshilli për të zbuluar shtigjet e këtyre drejtorëve që kanë shpërdoruar detyrën duke përdorur paratë publike për vete.
Ndërsa i pyetur për auditimin e jashtëm, Alimehmeti tha se këtë mund ta diskutojmë në këshill se për këtë është seanca, pasi kemi një shpërdorim detyre të vazhdueshëm.
Ju e mbani mend që Veliaj doli dhe tha ishte faji i tyre dhe unë se dija. Atëherë hajde të bëjmë një auditim të jashtëm të vijnë ata të auditojnë financat tona dhe nëse i ka të gjitha letrat në rregull, Veliaj dhe ja kanë hedhur ata nga pas por kjo duket naivitet se ka ndodhur kur ti je në krye të saj.
Çdo këshilltarë që mendon se qëndron kundër korrupsionit e ftoj ti bashkohet kësaj nisme me shkresë, me protestë sepse nuk mundemi ne të pranojmë që bashkia më e madhe e vendit sot është ngrirë, sot atje nuk firmoset asgjë. Risi këtë vit ne kemi dhe një ministër të pushtetit vendor, Maznikun i cili qëllon që ka qenë dhe nënkryetar i bashkisë Tiranë për gjithë këto vite, nuk ka asgjë për të thënë ai kur ndodh një skandal kaq i madh pas atij të inceneratorëve.
E kemi për detyrë mbikëqyrjen e funksionit të bashkisë. Unë do doja që këshilli bashkiak të funksiononte në monitorim të kryetarit të bashkisë, por kur kjo bie normale që kalohet te revolta pastaj.



