
Për viktimat e vitit 1997, a është kujtuar kush tu vërë karafila atyre?
Është kjo pikëpyetja e ngritur nga akademiku Apollon Baçe në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, duke ua vënë fajin për gjithë sa ndodhi të dyja palëve.
Ia vë fajin që të dyve, ishte gabim katastrofik nga qeveria e PD. Ka bërë një gabim kolosal.
Për kthimin nga revoltë ekonomike, në politike, përgjegjësia i takon PS. Nëse njëra palë ka bërë gabim, tjetra ka bërë faj.
Kjo qeveri që erdhi në 1997-1998 a bëri një lloj statistike sa vetë u vranë, sa fëmijë u vranë, sa pleq u vranë?
Kush u vranë nga forcat e SHIK-ut? Sa u vranë nga turmat? Nuk ka një statistikë! Ty të vriten 4400 vetë dhe ti je ngulur shkon për ata katër vendos karafila, por për këta të tjerët?
Kush e ka fajin?! Qoftë dhe 3000... Meksit kam vajtur i kam folur me një ton të fortë dhe të egër se po merr në qafë popullin.
Përgjigja e tij ishte “do i mbyllim në maj”. Nuk i mbyllën por iu fut popullit shqiptar. Atëherë ne rrezikonim të copëtoheshim.
Greqia më 27 mars deklaroi se do ndërhynte të mbronte minoritarët dhe tokat do vinin deri në Vjosë.
Deduksioni i asaj që tha Meksi, është po poqe acidin me bazë, rezultati është ujë dhe kripë.
Berisha ka gabim dhe faj që ç’ke me të! Si i lejoi firmat që të ecnin? I kam bërë letër të hapur. Berisha ka faj kolosal.



