Radamel Falcao është rikthyer në Spanjë, teksa ka firmosur me skuadrën e Rayo Vallecano. Sulmuesi kolumbian, pasi mbylli aventurën me Galatasaray, ka vendosur të vazhdojë karrierën në La Liga.
Te Rayo Vallecano, Falcao do te jetë shok skuadre edhe me futbollistin e Kombëtares, Ivan Balliu.
35-vjeçari ka nënshkruar me klubin spanjoll një kontratë për 2 sezone. Falcao e njeh mirë kampionatin, pasi në të kaluarën ka luajtur aty me skuadrën e Atletico Madrid.



