Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka raportuar për punën 1-vjeçare të këtij institucioni para Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
Gjatë fjalës së tij, Dumani u shpreh se në vitin 2022, u plotësua struktura e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi u rekrutuan edhe 32 oficerë të tjerë. Sipas tij, Kujdes është treguar edhe lidhur me plotësimit të sektorëve, sidomos atyre të ekspertizës së hetimit financiar.
Në lidhje me rekomandimin e përmbylljes së vendeve vakante në SPAK, nënvizojmë se përgjatë vitit 2022 është përfunduar procesi i rekrutimit të 32 hetuesve të BKH, duke finalizuar plotësimin e kësaj strukture dhe me emërimin e 60 hetuesve pranë BHK. Pra, kemi një BKH që sa i takon numrit të hetuesve, është në numrin e saj të plotë dhe është efektive. Sidoqoftë, vlen të nënvizohet se organika mbetet ende e paplotësuar, ku ka vende vakante për 3 prokurorë të posaçëm dhe 257 punonjës së administratës civile. Kujdes është treguar edhe lidhur me plotësimit të sektorëve, sidomos atyre të ekspertizës së hetimit financiar.
Në vijim ai theksoi se gjatë vitit që lamë pas, është parë që rastet e pastrimit të parave, kanë qenë në rritje, ndërsa po ashtu gjatë 2022 janë regjistruar 12 çështje të reja, të kallëzuara nga juridiksione të huaja.
SPAK ka demonstruar se rastet për pastrim parash janë në rritje. Në 2022, 12 çështje të reja, çështje me burim kallëzimi nga juridiksione të huaja. SPAK i ka kushtuar vëmendje të veçantë veprave penale në trafik narkotikësh apo terrorizmit. Janë rritur me 30% çështjet për korrupsion. Po ashtu prokurorët u janë nënshtruar disa trajnimeve të rëndësishme. Problematikë ngelen çështjet e mbartura, një numër i konsiderueshëm nga vitet e tjera. Çështjet e mbartura duhet të zgjidhen sa me shpejt! Kemi mungese ambientesh, jemi në një situatë alarmate.



