Disa javë pas pushimit nga puna, raportohet vetëvrasja e gjeneralit rus

Disa javë pas pushimit nga puna, raportohet vetëvrasja e gjeneralit rus

Ish-ministri i Brendshëm rus, gjeneralmajor Vladimir Makarov u gjet i vdekur në një periferi pranë Moskës, dyshohet i vetëvrarë, disa javë pasi u shkarkua nga posti i tij nga Presidenti Vladimir Putin.

Makarov, i cili më parë ka shërbyer si nënkryetar i Drejtorisë kryesore për Luftimin e Ekstremizmit dhe ishte i njohur për shtypjen e disidencës, u gjet i vdekur me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri në kokë.

Pas shkarkimit të tij të papritur të raportuar muajin e kaluar, Makarov kishte rënë në një “depresion të thellë” dhe nuk dinte si të vazhdonte me karrierën e tij pas një shërbimi ushtarak të gjatë, thanë të afërmit.

Makarov është i fundit i një vargu vetëvrasjesh misterioze të lidhura me Vladimir Putinin dhe regjimin e tij.

Politikani dhe biznesmeni rus Pavel Antov u gjet i vdekur jashtë një hoteli në Indinë lindore në dhjetor pasi u raportua se ra nga dritarja. Më parë ai kishte kritikuar më parë sulmet ruse në Kiev si “terrorizëm”.

Zyrtari rus i energjisë Ivan Pechorin, 39 vjeç, u shpall i vdekur në shtator pasi ra në det ndërsa lundronte në brigjet e ishullit Russky në Detin e Japonisë, raportuan mediat ruse.

Më 1 shtator, Ravil Maganov, 67 vjeç, nënkryetar i kompanisë ruse të naftës Lukoil, vdiq si pasojë e një rënie të dyshuar nga dritarja e një spitali në Moskë.

Biznesmeni letono-amerikan dhe kritiku i njohur i Putinit, Dan K. Rapoport thuhet se u hodh për vdekje nga dritarja e banesës së tij në Uashington në gusht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy