Arrestimi i pronarit të shkollës Wisdom nga Guardia Di Finanza ka bërë që të reagojë ministria e Arsimit e cila pranon që ka evidentuar shkelje në këtë institucion si dhe janë në procedura mbyllje. Një ditë pas arrestimit ky kolegj ka mbyllur dyert, ndërsa mendohet të jenë falsifikuar qindra diploma.



