Klik Ekspo Group/ Zukali: Bizneset nga Turqia në Shqipëri me rreth 850 milionë dollarë shkëmbime tregtare në vit

Klik Ekspo Group/ Zukali: Bizneset nga Turqia në Shqipëri me rreth 850 milionë dollarë shkëmbime tregtare në vit

Çdo vit pjesëmarrës në Klik Ekspo Group, bizneset turke dominojnë në stendat e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës me një larmishmëri produktesh dhe shërbimesh.

Aktiviteti tregtar i këtyre bizneseve ka sjellë 3-fishim ose rreth 850 milionë dollarë në vit shkëmbime tregtare, marrëdhënie që forcohen edhe më shumë nga pozita gjeografike e Shqipërisë me Turqinë, thotë për MCN economy, Bora Zukali, përfaqësues i bizneseve të diasporës shqiptare në Turqi.

Tani Turqia dhe Shqipëria janë dy partner strategjik në të gjitha fushat, edhe në atë ekonomik. Turqia të gjitha ato produkte që eksporton në Shqipëri afërsisht është 850 milionë dollarë.

Dhe presidenti i Turqisë, Taip Ergodan, ka bërë një bisedë me të gjitha Dhomat e Tregtisë së Turqisë, si me atë të Stambollit, që të gjithë anëtarët të marrin pjesë dhe të eksportojnë dhe atë rezultatin ta lartësojnë në 1 miliardë dollarë.

Edhe kjo është një shumë e mirë sepse mallrat e Turqisë dhe të bizneseve sa të lartësojnë mallrat në Shqipëri edhe më shumë do të ndjehet. Unë e ndjej vetën shqiptarë dhe do ta promovojmë bizneset këtu në çdo fushë të tregtisë.

Ka mundësi që edhe shumë shqiptarë që kanë ardhur nga Shqipëria, ose edhe ne kohën e Ballkanit, edhe në atë kohë shumë kanë hapur biznes, nga të gjitha rajonet e Ballkanit dhe pas viteve 90 shumë kompani të fuqishme janë aktiv në Turqi dhe nga atje i eksportojnë mallrat edhe në Shqipëri, MV e Kosovë dhe trojet e Ballkanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy