
Kryeministri Zaev, duke reaguar pas refuzimit të presidentit maqedonas për dekretimin e ligjit për gjuhët, e quan këtë “një akt qyqar”. Ndërsa Gruevski, këmbëngul se kryetari i Kuvendit, Xhaferri e futi ligjin jashtë rregullores. Mësohet se Plani B i mazhorancës është që, tetë ditë pas dërgimit tek Ivanov, ligji do të dorëzohet në Gazetën Zyrtare për publikim, edhe pa nënshkrimin e presidentit.



