Primo Shllaku: Fishta një gur i madh në themelet e mendësisë dhe psikosintezës shqiptare

Primo Shllaku: Fishta një gur i madh në themelet e mendësisë dhe psikosintezës shqiptare

“Fishta një gur i madh në themelet e mendësisë dhe psikosintezës shqiptare”. Kështu e quajti poeti Primo Shllaku Gjergj Fishtën, një ndër ato personalitetet që i përkujtohet përvjetori i lindjes sepse ai rilind vazhdimisht përmes temave të tij të cilat janë më aktuale se kurrë në shoqëri. Nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV Shllaku i shqetësuar u shpreh se kanë mbaruar letërsitë që na edukojnë.

“Kanë mbaruar ato letërsi që na edukojnë. Njeriu është produkt i shumë faktorëve dhe jo vetëm që ka qenë gjithmonë kështu, por Fishtën asnjë prej shkrimtarëve që i kanë mbijetuar kohës nuk e kanë këtë atribut. Shqipja për fatin e keq është e pamjaftueshme. Ne nuk kemi një roman dashurie, një “Romeo dhe Zhuljeta”. Për tu njohur me një ndjenjë erotike ne duhet të lexojmë përkthime. Kultura shqipe ishte shkretëtirë me bimësi një këtu e një atje. Fishta është një gur i madh, ciklopik në themelet e mendësisë dhe psikosintezës shqiptare”, tha Shllaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy