General Motors ka prezantuar sot Caillac-un fluturues.
Modeli futurist është një makinë autonome, e cila shkëputet nga toka lëviz në ajër horizontalisht. Një ekzekutiv i lartë i GM tha se koncepti i ri është si “të imagjinosh të ardhmen e transportit personal”.
Cadillac-u me vetëm një pasagjer i ngjan një droni dhe dhe lëviz me shpejtësi 55 milje në orë. Makina ka dyer me shina, tavan panoramik, sensorë bimetrikë dhe kontroll me anë të zërit.
Është tërësisht autonom dhe elektrik, ka një motor 90kW, bateri GM Ultium dhe peshon shumë pak.
Cadillac-u fluturues u prezantua me anë të një videoje nga kreu ekzekutiv i GM, Mary Barra.
Kjo lloj makine ishte paralajmëruar një vit më parë, kur kompania e prodhimit të makinave njoftoi se po e shqyrtonte një alternativë të tillë për shërbimin taksi.



