Qytetarët shprehen të shqetësuar pasi faturat për muajin Mars kanë qënë të kripura, ndërsa janë detyruar t’i paguajnë pasi kanë frikë nga ndërprerja e energjisë elektrike.
Përmes një njoftimi, OSHEE ka pranuar situatën me faturë reference, teksa thotë se në muajin mars janë lexuar vetëm 70% e kontratave.



