Zyrtari i lartë amerikan sot në Tiranë, zbardhet axhenda

Zyrtari i lartë amerikan sot në Tiranë, zbardhet axhenda

Zv/sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar i cili është i dërguari për Ballkanin Perëndimor do të vizitojë sot Shqipërinë.

Parashikohet që Escobar të ketë tre takime kryesore, me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Ai do të zhvillojë fillimisht një takim me kryetarin e PD Lulzim Basha në orën 11:30.

Në orën 14:30-15:00 do të takohet me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe me kryeministrin Edi Rama në orën 17:00.

Vizita e Gabriel Escobar, vjen në kuadër të një turi rajonal që ai po mban, ndërkohë që disa qarqe politike e lidhin këtë vizitë të diplomatit të lartë amerikan me faktin se vjen dy ditë përpara se Sali Berisha, i shpallur non grata nga DASH mbledh Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Diplomati ishte këtë hënën në Shkup, ku tha se SHBA-ja mbështet fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy