CNN ka publikuar disa pamje të uraganit Irma në Miami, ku vërehet përmbysja e madhe që ka përfshirë gjithë qytetin e Miamit.
Për shkak të stuhisë së madhe, deti ka kaluar shtratin dhe ka përfshirë gjithë qytetin, duke mbuluar rrugët dhe shkaktuar dëme të mëdha.
Me shume se 1.4 milion banesa janë pa energji elektrike dhe mbi 2 mijë fluturime u anuluan.
6.3 milionë njerëz u urdhëruan të evakuoheshin me paralajmërimet se rritja e madhe e nivelit të detit do të rrezikojë jetën e kujtdo.
Por në një video tjetër duken edhe mijra shtëpi të shkatëruara dhe të "pushtuara" nga uji.


