<p>Kur na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare ende nuk janë miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Dhimitër Zguro, jurist nga Qëndresa Qytetare, tha se ndërsa afatet procedurale sa vijnë e ngushtohen, shkeljet e denoncuara kanë nisur të verifikohen.</p> <blockquote> <p><em>Afatet procedurale janë shumë të ngushta. Ndaj komisioneri ka kërkuar rishikimin e kodit. Është bërë një draft që është çuar në Parlament. Problemet që hasen janë ekzistuese. Shkeljet që janë konstatuar deri tani kanë të bëjnë me përdorimin e të mirave publike, si shkollat, bibliotekat etj. Ne po investigojmë në lidhje me raportimet për përdorimin e disa ambienteve nga ana e kryetares së Parlamentit apo përdorimi i faqeve zyrtare të institucioneve. Po bëhet propagandë në favor të Partisë Socialiste. </em></p> </blockquote> <p> </p> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/lqdAZCGn0J4?si=sdBtfKzXgFAWEt48" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



