
Gratë që vuajnë nga çdo lloj forme e diabetit e kanë më të lartë rrezikun e lindjes së një fëmije me çrregullime të spektrit autik. Rreziku përfshin edhe gratë që nuk kanë qenë të prekura nga diabeti para se të mbeteshin shtatzënë, por e kanë zhvilluar atë gjatë shtatzënisë.
Përfundimet kanë dalë nga një studim i kryer nga sistemi shëndetësor “Kaiser Permanente”, në Kaliforni.
Shkaqet e autizmit mbeten në një farë mënyre mister për mjekët, por studimet e viteve të fundit kanë arritur të gjejnë lidhje të tij me sistemin imunitar dhe zhvillimin e trurit gjatë muajve të parë të shtatzënisë.
Zhvillimi i një bebeje në barkun e nënës është një proces kompleks dhe çdo ndryshim në trupin e nënës mund të ketë pasoja te vetë bebja. Por kjo lidhje e dyfishtë funksionon edhe anasjelltas: ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë mund të bëjnë që të ndryshojë ndjeshmëria e ndaj insulinës dhe kjo çon në shfaqjen e diabetit.
Diabeti i cilitdo tip pasohet me inflamacion, si përgjigje e sistemit imunitar. Ky inflamacion është vënë re në trurin e fëmijëve me autizëm, çka i ka bërë studiuesit të hedhin hipotezën e lidhjes mes diabetit dhe autizmit.



