Të paktën 8 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në një shkollë në Kinë.
Ngjarja u njoftua nga policia, e cila arrestoi autorin e dyshuar.
Sipas mediave të Pekinit, autori ishte një 21-vjeçar. I riu u diplomua në vitin 2024 dhe u kthye në Kolegjin Politeknik Profesional dhe Teknik Wuxi në Yixing për të shfryrë zemërimin e tij pasi instituti nuk i dha atij diplomën për dështimin e një provimi.
I riu ishte i pakënaqur edhe me dëmshpërblimin që merrte gjatë praktikës.
Në një shënim që qarkullon në internet, 21-vjeçari thotë se punonte 16 orë në ditë, por fabrika ku ai ishte praktikant ende nuk e kishte paguar.
“Shpresoj se ngjarja ime mund të promovojë përparimin e ligjeve të punës”, thuhet në mesazhin e raportuar nga mediat.



